Astrologia Esmeralda Petrela ishte një ditë më parë e ftuar në “Fan Club BB VIP”, për të diskutuar në lidhje me shenjat e horoskopit të banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pasi shpjegoi sesi ndikon shenja e tyre zodiakut te personazhet e “Big Brother VIP”, Petrela u ndal gjithashtu edhe te çifti i shumë komentuar, Donald dhe Beatrix.
Donaldi i përket shenjës së Virgjëreshës ndërsa nga ana tjetër Beatrix është Binjak. Astrologia u shpreh se Beatrix nuk i duket një Binjak tipik, ndërsa Donaldi argumenton si një Virgjëreshë.
Sipas astrologes, kombinimi i këtyre dy shenjave sjell stres edhe pse kanë shumë kimi.
“Është një kombinim që ka shumë kimi, por sjell dhe stres. Kanë një kimi problematike që sjell drama dhe ne e kemi parë me rastin e tyre që ka sjellë dramë. Nuk kanë shumë karakteristika të përbashkëta, por nëse i tërheq dikush që është ndryshe nga vetja do kenë vazhdimësi”, tha Esmeralda.