ELVANA GJATA JEP LAJMIN/ Zbulon bashkëpunimin me një artist tjetër të famshëm – AlpeGossip
ELVANA GJATA JEP LAJMIN/ Zbulon bashkëpunimin me një artist tjetër të famshëm

ELVANA GJATA JEP LAJMIN/ Zbulon bashkëpunimin me një artist tjetër të famshëm

Vitit 2022 nuk do t’i ndahen bashkëpunimet muzikore. Elvana Gjata, pas projekteve të suksesshme të vitit të shkuar me Ylli Limanin e Capital T, do të bashkëpunojë me një tjetër emër të rëndësishëm të muzikës.

Një video në Instagram ku Elvana këndon një pjesë të saj nga kënga, ka të etiketuar emrin e Mozzik. Këngëtarja nuk ka vendosur asnjë datë apo të dhënë tjetër se kur do të publikohet bashkëpunimi, i cili do të titullohet “S’ka”.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567891011121314PreviousNext
Ky konfirmim nga vetë këngëtarja i dha fund thashethemeve për një duet mes dy artistëve. Pak ditë më parë, Mozzik publikoi një video të tij duke kënduar një pjesë nga kënga e re. Në postim, ai i pyeti fansat nëse mund të gjenin emrin e personit që do të bashkëpunonte.

Kënga është pjesë e albumit të ri të reperit, “LamboZiki”.