“NUK MUND TË HEQIM DORË…”/ Banorët diskutojnë për shtyrjen e finales – AlpeGossip
“NUK MUND TË HEQIM DORË…”/ Banorët diskutojnë për shtyrjen e finales

“NUK MUND TË HEQIM DORË…”/ Banorët diskutojnë për shtyrjen e finales

Mes presioneve të shumta dhe dilemave të krijuara, teksa po qëndronin në oborr, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë diskutuar për shtyerjen e finales.

“Nuk mund të heqim dorë në këtë pikë,deri sa ta ketë shkruajtur zoti.Unë e mendoja shtyerjen dhe një muaj”,=tha Arjola.

“Edhe unë isha shumë e sigurt”,-tha Einxhel.

“Unë e kam thënë këtë gjë që tre javë”,-shtoi Meridiani.

Ndërkohë, rikujtojmë se është bërë me dije që nata finale është shtyer nga 14 janari që ishte parashikuar të transmetohej, për në 18 shkurt.

Kështu, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të vijojnë të qëndrojnë edhe një muaj më tepër të izoluar e pa kontakte me botën e jashtme.

Ndërkohë që një tjetër lajm që u dha ishtë padyshim i mirë për banorë, të cilët, nëse qëndrojnë deri në finalizim të garës, e bëhen pjesë të finalës së madhe, mund të marrin me vete në shtëpi një shumë prej 10 mijë eurosh, qofshin apo jo fitues të vendit të parë.

Banorët kanë tre ditë të mendohen nëse janë dakord me vendimin e “Vëllait të Madh”, në të kundërt, ata do ta lejnë garën e madhe. Për të qenë më të sigurt lidhur me përgjigjen e tyre, ata kanë marrë herë pas here mesazhe nga të dashurit e tyre.