Në autobuzat e Tiranës e ndjen veten si “peshk konserve”/ Shikoni çfarë ndodh (VIDEO) – AlpeGossip
Në autobuzat e Tiranës e ndjen veten si “peshk konserve”/ Shikoni çfarë ndodh (VIDEO)

Në autobuzat e Tiranës e ndjen veten si “peshk konserve”/ Shikoni çfarë ndodh (VIDEO)

Mes njëmijë e një problemeve që ka kryeqyteti një ndër më emergjentet mëton të jetë transporti urban i linjave publike.
Autobuzë që nuk respektojnë oraret, nuk kanë vend pasi nga vonesa janë gjithmonë plot, nuk ofrojnë as kushtet optimale të komoditetit dhe sërish shiten si sukses nga Bashkia e Tiranës.

Ndër linjat më problematike sipas qytetarëve është ajo e “Tiranës së Re”, e cila është edhe një ndër linjat me stacionet më të shumta dhe që kap disa prej pikave më kyçe të kryeqytetit.

Një qytetare, e guximshme duhet thënë, ka filmuar sot 40 minuta në stacionin pranë Astirit të linjës së “Tiranës së Re”, dhe jo se çfarë nuk kishte të bënte, por sepse nuk kishte ku të fuste këmbën në 5 urbanët që kanë kaluar në 40 minuta.

Qytetarja ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Sot në mëngjes kam ndenjur 40 minuta në stacion pasi autobusët urbanë të Tiranës së Re rrinë bosh 10 deri 15 minuta te rrethrrotullimi i Doganës dhe në momentin që nisen janë plot dhe nuk arrijmë të fusim kokën në ta.
Kam marrë në telefon të gjithë bashkinë deri sa më drejtuan tek AKM. I mora dhe ata në telefon dhe më thanë thjesht do ju marri në tel një inspektor.

Është për të ardhur keq, kemi me vite që e vuajmë këtë punë dhe asnjëherë nuk i janë ndryshuar oraret kësaj linje.

Jam detyruar të ik në këmbë deri te fabrika e miellit që të merrja autobusin se nuk hipja dot në këto stacionet e para. Është situatë e mjerueshme.

Videot janë bërë që nga ora 7:20 të mëngjesit deri në orën 7:55 që unë arrita të hip në autobus.”

Videot e mëposhtme janë pamjet nga maskarada e 5-fishtë e kësaj linje, ku 5 autobusë parakalojnë në stacion pa marrë udhëtarë pasi janë plot.