TRENDI FUNDIT/ Vetëm Kim Kardashian mund të shfaqej e veshur kështu në një ekspozitë arti – AlpeGossip
TRENDI FUNDIT/ Vetëm Kim Kardashian mund të shfaqej e veshur kështu në një ekspozitë arti

TRENDI FUNDIT/ Vetëm Kim Kardashian mund të shfaqej e veshur kështu në një ekspozitë arti

Mbrëmjen që lamë pas, Kim Kardashian u shfaq në “Thierry Mugler exhibition”, në muzeun e arteve. Ajo ka publikuar disa foto të veshjes së saj dhe të gjithë kanë mbetur gojëhapur. Edhe këtë herë, Kim zgjodhi një fustan që i nxjerr në pah fizikun, por një pjesë e mirë e fansave mendojnë se zgjedhja e saj është tërësisht e papërshtatshme. 

Prerja e tij ishte e frymëzuar nga veshjet e vjetra greke, ndërsa copa tregonte gjithçka, pasi ishte e tejdukshme. Kim e kishte kombinuar me një palë taka, gjithashtu të tejdukshme. 

Duke mos u mjaftuar vetëm me një veshje, pak më vonë bukuroshja e ekranit u shfaq me një tjetër fustan shumë të shkurtër dhe me dekolte të hapur. 

Megjithëse shumë nga fansat apo ndjekësit e Kim janë mësuar me daljet e saj publike dhe fustanet e ekstravagantë, të dyja këto veshje janë komentuar me habi prej tyre. Edhe njëherë tjetër, ylli televiziv ja doli të marrë vëmendjen e të gjithëve.