“Ç’e kanë në terezi këta”/ Kush do t’i zërë vendin Blendi Fevziut në Opinion? – AlpeGossip
“Ç’e kanë në terezi këta”/ Kush do t’i zërë vendin Blendi Fevziut në Opinion?

“Ç’e kanë në terezi këta”/ Kush do t’i zërë vendin Blendi Fevziut në Opinion?

Edhe përse shumë gjëra mund të kenë ndryshuar në emisione të ndryshme, në “Opinion” një gjë nuk ka ndryshuar; moderatori Blendi Fevziu. Ai ka plot 20 vite në krye të këtij programi dhe prej vitesh vazhdon të jetë një konkurrent i fortë për programet e tjera. Drini Zeqo është një nga pjesëtarët e stafit me të cilin Blendi punon prej kohësh tashmë.

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona dhe Fatma, gazetari ka rrëfyer më shumë mbi marrëdhënien e tyre. Dy moderatoret e kanë pyetur Drinin nëse e mendon ndonjëherë se ndoshta është koha që Fevziu të dalë në pension dhe vendin e tij ta zërë brezi i ri i gazetarëve.

“E kam menduar, por ai se ka në plan fare. Edhe ai po ta dëgjojë këtë do thotë ç’e kanë në terezi këta. “Opinion”-i më pëlqen por unë dua diçka më afër spektaklit. Nuk jam njeriu që vendos rregulla strikte si Blendi dhe ai vërtet ia del.”,- ka rrëfyer Drini i cili ka rreth një dekadë që punon në “Opinion” .