Aurela Gaçe dhe Sidrit Bejleri “ndërrojnë” profesion, befasojnë Linditën të veshur si doktorë (VIDEO) – AlpeGossip
Aurela Gaçe dhe Sidrit Bejleri “ndërrojnë” profesion, befasojnë Linditën të veshur si doktorë (VIDEO)

Aurela Gaçe dhe Sidrit Bejleri “ndërrojnë” profesion, befasojnë Linditën të veshur si doktorë (VIDEO)

Njëherë në çdo 21 ditë Lindita merr mjekimin për sëmundjen që i është rikthyer. Kjo ishte një ditë mëse e zakonshme për të. Madje vetë Lindita është “çuditur” nga prania e kamerës së emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.

Pas perdes së shtratit të Linditës është organizuar gjithçka.

Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur nga publiku Aurela Gaçe është “bashkëpunëtorja” e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” këtë radhë. Sidriti dhe Aurela u bënë bashkë dhe përgatitën një surprizë për Linditën.

Mjekja që ndjek Linditën, Dhurata u fut në dhomë me dy personazhet e maskuar.

“Unë nuk marr vesh nga kjo, kam ardhur për një tjetër gjë”, thotë Aurela. Dhe në këtë moment, vjen edhe reagimi emocionues i Linditës, pasi pa nga afër sytë e “mjekes” së re, si dhe kur dëgjoi zërin e saj kaq karakteristik.

Pas këtij momenti drithërues, Lindita habitet nga prania e Sidrit Bejlerit në dhomë.
“Ma bëtë jetën më të bukur sot”, shprehet ajo mes emocionesh.

“Mua më thanë se ti je e fortë, thashë të vij ta shikoj njëherë këtë të fortën se kush është”, tha Aurela. “Jam fansja jote, të dua të adhuroj shumë” i kthen Lindita.