Flori ja thotë një herë e mirë mamit dhe të gjithve kur do të martohet: Kismet kur të mbaroj… – AlpeGossip
Flori ja thotë një herë e mirë mamit dhe të gjithve kur do të martohet: Kismet kur të mbaroj…

Flori ja thotë një herë e mirë mamit dhe të gjithve kur do të martohet: Kismet kur të mbaroj…

Pak ditë më parë, Flori Mumajesi na shokoi me fejesën e papritur, publikimin e së cilës e bëri përmes një postimi në Instagram. Sa morëm veten, shoku i radhës erdhi kur mësuam se e gjitha ishte një reklamë dhe s’ka asnjë unazë në horizont.

Duke e ditur mirë ç’ndikim do të kishte një lajm i tillë, Flori zgjodhi fushatën më të sukesshme.

Po kaq interes sa publiku, personi tjetër që do njëherë e mirë të dijë kur do të fejohet dhe martohet këngëtari, është padyshim nëna e tij.

Dhe Flori, për t’i qetësuar të gjithë, (përfshi dhe mamin), mëngjesin e sotëm është ngritur I frymëzuar dhe ka vënë disa pika mbi ‘I’.

Pak më parë, ai ka postuar disa Instastory rradhazi.

“Gruas time: E kam gjetur emrin e vajzës! Shota!” – lexohet në foton e parë.

Dhe menjëherë e dyta në radhë vinte, përgjigja e shumëpritur.

“Mami: Kur do martohesh?

Unë: Kismet kur të mbaroj Vetingu!”

Siç mund ta merrni me mend, si nëna e kantautorit ashtu edhe fansat e tij, bëjnë mirë të presin sepse proçesi që Flori pret të mbarojë për të bërë hapin e madh, është goxha i gjatë.

Gjithsesi, nëse gjithçka shkon siç duhet me Vetingun, diçka është e sigurtë: Suksesi kurorëzohet me dasmën e Florit dhe ai bën mirë ta mbajë fjalën!