DINË TI BËJNË TË GJITHA? Moderatoret shqiptare që edhe këndojnë edhe aktrojnë (FOTOT) – AlpeGossip
DINË TI BËJNË TË GJITHA? Moderatoret shqiptare që edhe këndojnë edhe aktrojnë (FOTOT)

DINË TI BËJNË TË GJITHA? Moderatoret shqiptare që edhe këndojnë edhe aktrojnë (FOTOT)

Është bërë e modës që moderatoret e njohura shqiptare, por jo vetëm të provojnë aftësitë e tyre në këndim dhe aktrim.

Përveç moderimit ky talent tjetër që kanë ato në muzikë apo aktrim muzikën i ka bërë ato edhe më të dashura për publikun të cilët duan ti shohin edhe më shumë në këto fusha por ka dhe nga ata që i preferojne vetëm në moderim.

Alpegossip.al ju sjell moderatoret dhe talentin e tyre të fshehtë në muzikë dhe aktrim.

Luana Vjollca prej vitesh  përveç moderimit e kemi parë edhe si këngëtare. Moderatorja ka nxjerrë edhe këngë të sajat të cilat kanë pasur sukses.

Marina Vjollca ka qënë moderatore sportive e tani ajo drejton programin televiziv “Klanifornia”. Në këtë show Marinën e kemi parë edhe si aktore ku na ka surprizuar pa masë.

Alketa Vejsiu e ka nisur moderimin që e në moshë të vogël. Përveç moderimit Vejsiu ka edhr talent në muzikë e kemi parë gjithmonë në programet televizive që ajo ka drejtuar duke kënduar madje ka pasur dhe duete me këngëtarë të mëdhenj.

Xhemi Shehu ka drejtuar për shumë kohë “Portokallinë. Në këtë show televiziv moderatorja ka pasur shumë role të cilat ja ka dalë ti realizojë me sukses.

Klea Huta ka treguar se di të bëjë njëkohësisht disa gjëra. Moderimi është pika e saj e fortë, por Klea ka treguar se është e suksesshme edhe si këngëtare dhe njëkohësisht dhe aktore. Klea ka marrë pjesë në festivale, ka nxjrrë këngë madje ka luajtur dhe në disa filma si aktore.