U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Princesha Geraldinë është kopje e Princit Leka (FOTO) – AlpeGossip
U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Princesha Geraldinë është kopje e Princit Leka (FOTO)

U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Princesha Geraldinë është kopje e Princit Leka (FOTO)

Pak ditë më parë Princ Leka dhe princeshë Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë. Elia solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.

Së fundmi Elia publikoi disa foto me vogëlushen, por duke u kujdesur të mos i tregojë portretin dhe u shpreh se të qenit prind është një bekim që po e shijojnë të dy.

Megjithatë vëllai i Elias, Amos Zaharia zbuloi sot i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, se princesha Geraldinë i ngjan shumë të atit.

“Është një ndjesi e paprovuar dhe e papërshkrueshme. Është e vockël. Shumë e mirë. Kur e pashë për herë të parë Geraldinën ka qenë kaq e vogël (tregon me duar). Ajo ka lindur në të njëjtën datë, kur Mbretëresha Geraldinë u largua nga jeta dhe kur i tha mjeku Elias datën që kishte për të lindur, u habit. Buzët i ka si të Elias, ka lindur me buzë të trasha. Po kam përshtypjen se do i ngjajë Lekës. Është bionde dhe me sy bojëqiell”, u shpreh Amosi.