“RËNDËSI KA QË JEMI BASHKË”/ Stresi flet për Keisin: Gjyshi më thotë se… (FOTO) – AlpeGossip
“RËNDËSI KA QË JEMI BASHKË”/ Stresi flet për Keisin: Gjyshi më thotë se… (FOTO)

“RËNDËSI KA QË JEMI BASHKË”/ Stresi flet për Keisin: Gjyshi më thotë se… (FOTO)

Pavarësisht thashethemeve që kanë qarkulluar në rrjet për ndarjen e tyre, Keisi dhe Stresi janë sërish bashkë dhe më fort se kurrë. Pikërisht kështu është shprehur reperi pasditen e sotme, i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”.

Ai tha se ka arritur në konkluzionin që është e vështirë të gjesh një vajzë si Keisi. Po ashtu, reperi rrëfeu se dhe gjyshi i thotë që është shumë me fat për gruan që ka.

“Rëndësi ka që jemi bashkë, më fort se kurrë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Të them të drejtën ajo e ka mbajtur lidhjen, për këtë e vlerësoj shumë. Eksperienca ime 18-vjeçare nëpër rrugët e Tiranës, botës…arrita në një konkluzion që është shumë e vështirë të gjesh një vajzë të tillë. Unë gjyshin e kam 82-vjeç dhe e pyes gjithmonë “O gjysh, si është puna e ksaj gruas?”, “Është fat”, më thotë”, u shpreh Stresi.