E eliminuan nga “DWTS”, Rike Roçi PLAS AKUZAT kundër Ilir Shaqirirt: Nuk është në… – AlpeGossip
E eliminuan nga “DWTS”, Rike Roçi PLAS AKUZAT kundër Ilir Shaqirirt: Nuk është në…

E eliminuan nga “DWTS”, Rike Roçi PLAS AKUZAT kundër Ilir Shaqirirt: Nuk është në…

Rike Roçi u bë e njohur për publikun shqiptar fal pjesëmarrjes së saj në spektaklin e ‘Big Brother Albania’ ku tërhoqi shumë vëmendjen e mediave me pamjen e saj fizike dhe format trupore. Edhe pse aventura e saj në shtëpinë më të famshme ishte shumë e shkurtër, ajo u kthye në një personazh shumë të komentuar nga mediat.

Së fundmi ish-banorja ishte zhvendosur në Shqipëri pasi ka qenë një nga konkurrentet e spektaklit ‘Dancing with the Stars best’, ku dhe u eliminua nga juria përpara dy javësh.

Rike ka dhënë ditën e sotme një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’ ku ka treguar diçka më shumë për garën e saj në spektaklin e kërcimit. Sipas saj arsyeja e eliminimit ishte sepse i jepnin rryma që nuk i përshtateshin fare dhe ajo i kërcente në siklet.

Ndër të tjera ajo u shpreh se një arsye tjetër, ishte sepse Ilir Shaqiri ishte shumë i rreptë dhe e kishte marrë garën shumë seriozisht.

Kur është pyetur për episodin më të preferuar në ‘DWTS’ ajo është shprehur: “S’kam episode. Mendoj që duhet të jetë shou, ndërkohë që Iliri e ka marrë si shkollë e “Amici”. Ka ngatërruar program. Janë shumë të rreptë”.