Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi, pak ditë më parë u rikthye në media pas një periudhe të gjatë mungese. Ajo rrëfeu për mëmësin, djalin e saj Lucifer dhe partnerin dhe planet që kanë për Shqipërinë.
Egla i habiti të gjithë me pamjen e saj pasi kishte ndryshuar tërësisht dhe i kishte lyer flokët bjond platin. Siç dihet ajo dhe partneri i saj, Alexander, i cili është vetëshpallur Princ i Libofshit, kanë rrëfyer se kanë gati një plan për të shpëtuar Shqipërinë ekonomikisht dhe jo vetëm. Po ashtu Egla në intervistën e saj rrëfeu se edhe djalin po e rrisin me rregullat dhe zakonet e principatës së tyre.
Mirëpo, së fundmi çifti është fotografuar në rrugët e Tiranës teksa po kalonin pak kohë bashkë. Në disa foto të siguruara nga revista ‘Story’, Egla shihet teksa konsumon një sufllaqe në zonën e ish bllokut, ndërsa Aleksander e shoqëron.