RREZATON TËRËSISHT/ Modelja e njohur 22-vjeçare shfaqet një muaj pas lindjes në tapetin e kuq të “Cannes” (FOTO) – AlpeGossip
RREZATON TËRËSISHT/ Modelja e njohur 22-vjeçare shfaqet një muaj pas lindjes në tapetin e kuq të “Cannes” (FOTO)

RREZATON TËRËSISHT/ Modelja e njohur 22-vjeçare shfaqet një muaj pas lindjes në tapetin e kuq të “Cannes” (FOTO)

Ajo u bë nënë për herë të parë e vajzës Amazonie me bashkëshortin Vincent Cassel, rreth një muaj më parë.

Dhe Tina Kunakey dukej sikur nuk kishte lindur kurrë kur doli për herë të parë në publik, në tapetin e kuq të premierës Les Miserables në Festivalin e Filmit në Cannes të mërkurën.

Modelja franceze, 22 vjeç, dukej tepër në formë e veshur me një fustan blu dhe shumë natyrale me flokët e saj të lëshuara kaçurrela.

Aktori francez Vincent, 52 vjeç, njoftoi se u bë baba për herë të tretë me një postim të ëmbël në Instagram muajin e kaluar , ku zbulonte emrin e vajzës “Amazonie est née” (Amazonie ka lindur).

Vincent dhe Tina u martuan në një ceremoni private në Bidart, Francën jug perëndimore, në 24 gusht të vitit të kaluar dhe njoftuan se do të bëheshin prindër në janar të këtij viti.

Më herët aktori i famshëm i filmit “Black Swan” ka qenë i martuar me aktoren e famshme italiane Monica Bellucci, me të cilën ka dy vajza. Ata u divorcuan në vitin 2013.