FERO I DHA PUBLIKISHT FUND LIDHJES/ Arbenita çudit me reagimin e saj (FOTO) – AlpeGossip
FERO I DHA PUBLIKISHT FUND LIDHJES/ Arbenita çudit me reagimin e saj (FOTO)

FERO I DHA PUBLIKISHT FUND LIDHJES/ Arbenita çudit me reagimin e saj (FOTO)

Ditën e sotme, u përhap me shpejtësi lajmi se reperi Fero i kishte dhënë fund lidhjes me modelen e njohur Arbenita Ismaili. Ai habiti gjithë fansat teksa pak orë më parë publikoi një postim në ‘Instastory’ ku shkruante se është sërish beqar.

 

“Ç’kemi vajza që tani e tutje unë jam sërish beqar”, shkruante ai ndërkohë që kishte fshirë të gjitha fotografitë me Arbenitën në llogarinë e tij Instagram.

Mirëpo, vetëm pak minuta më parë lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe vetë Arbenita e cila i ka çuditur ndjekësit me postimin e saj. Ajo ka publikuar një emoji të qeshure duke i bërë të gjithë konfuz. Nuk dihet nëse çifti është ndarë realisht apo kjo është vetëm një shaka mes tyre, megjithatë ata ende vazhdojnë e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.