Dy trajtime natyrale që zbardhin njollat e qafës dhe hidratojnë lëkurën e saj – AlpeGossip
Dy trajtime natyrale që zbardhin njollat e qafës dhe hidratojnë lëkurën e saj

Dy trajtime natyrale që zbardhin njollat e qafës dhe hidratojnë lëkurën e saj

Një ndër gabimet më të shpeshta që bëni jo vetëm gjatë verës, por gjithë vitit është mungesa e trajtimit të duhur të qafës. Mos aplikimi i kremit mbrojtës gjatë ekspozimit në diell, djersitja e tepërt, diabeti dhe çrregullimet hormonale janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e shenjave kafe përgjatë qafës njohur ndryshe me emrin ”acanthosis nigricans”. Nuk shkakton simptoma të dhimbshme, por me kalimin e kohës mund të shkaktojë inflamacion, irritim të lëkurës dhe kruarje, përveç këtyre kjo gjendje nuk është aspak estetike.Ja disa mënyra se si ta zbardhni atë:

1.Kos natyral, limon dhe sheqer: Një ndër trajtimet më efektive për eleminimin e njollave kafe para e pas qafës është përizerja e kosit natyral, lëngut të limonit dhe sheqerit. Në një vazo të vogël qelqi shtoni 5 lugë gjelle kos, lëngun e një limoni dhe 2 lugë gjelle sheqer kaf. Përzieni të gjithë përbërësit derisa të lidhen bashkë dhe me kremin e formuar masazhoni njollat kafe të qafës. Ky trajtim këshillohet të bëhet 3 herë në javë, kryesisht para dushit dhe zgjat nga 10-15 minuta.

2.Domate dhe uthull molle: Një kombinimi shumë i mirë për sallartë, por edhe në trajtimin e shenjave kafe në lëkurë. Merrni një kokërr domate dhe vendoseni të ziejë për pak minuta. Pasi t’i hiqni cipën, shtypeni me pirun derisa të formohet pure dhe bashkojeni me 2 lugë gjelle uthull molle. Shtrihuni dhe vendosni mbi qafë kremin e formuar më sipër dhe lërini të veprojë për 30 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë ftohtë.