“KAPA BABIN DUKE TRADHËTUAR MAMIN”/ Rrëfimi prekës i Anës në “Përputhen” – AlpeGossip
“KAPA BABIN DUKE TRADHËTUAR MAMIN”/ Rrëfimi prekës i Anës në “Përputhen”

“KAPA BABIN DUKE TRADHËTUAR MAMIN”/ Rrëfimi prekës i Anës në “Përputhen”

Konkurrentja e re e Përputhen, Ana ka rrëfyer në puntatën e sotme se ka jetuar me mamanë e saj dhe vëllezërit e motrat, pasi i ka prindërit e divorcuar.

Ana rrëfeu se babai i kishte tradhtuar mamanë dhe ishte ajo që e kishte zbuluar.

“Isha unë që e zbulova tradhtinë. Unë e zbulova që ai kishte një lidhje. Nuk doja ta prekja fare sepse unë kam patur besim të verbër tek aid he thjesht u distancova sepse thashë është çështje që nuk më përket mua, derisa erdhi një pikë dhe e morën vesh të gjithë, filluan konfliktet, ndodhi ndarja, që është zvarritur shumë. Ka zgjatur shumë dhe kemi kaluar sa në duart e mamit, tek duart e babit gjatë gjithë kohës dhe ka qenë shumë e vështirë. Unë kam qenë gjithmonë shumë kurioze për gjithçka dhe babi më merrte kudo, meqë jam më e madhja. Isha si djali i vogël për atë dhe ngaqë më merrte kudo fillova të kapja ca detaje, ca gjëra që dolën në atë përfundim dhe e zbulova vetë.

Nuk ja tregova unë mamit. Kam duruar për shumë kohë derisa ja treguan të tjerë. Mami im është shumë e brishtë, shumë e dashur, ka qenë gjithmonë shumë e mbyllur në vetvete, por është shumë e fortë në karakter, na ka rritur me shumë përkushtim. Ngaqë është shumë e brishtë kisha frikë t’ja thoja dhe mendoja është diçka që nuk do zgjasë. Nuk e njihja personin tjetër, por kureshtja më shtyu ta kërkoj, ta shikoj dhe e zbulova kush ishte.

Ishte shumë e vështirë në fillim. Është e vështirë ende sepse është ndarë një familje që kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Njerëzit na kishin shumë zili sa të lidhur ishim. Nuk dua t’ja lë ndarjes së prindërve të mi faktin që unë jam e pjekur. Por mendoj se situatat në jetë që i kalon vetëm, je vetëm, s’ke askën përreth, aty e kupton që jeta ka kthesa të papritura dhe asgjë s’është e pamundur”, tregoi Ana.