“NDIHEM…”/ Pas ndryshimit drastik në “look”, Fifi merr dhuratë trëndafila të kuq (FOTOT) – AlpeGossip
“NDIHEM…”/ Pas ndryshimit drastik në “look”, Fifi merr dhuratë trëndafila të kuq (FOTOT)

“NDIHEM…”/ Pas ndryshimit drastik në “look”, Fifi merr dhuratë trëndafila të kuq (FOTOT)

Fifi dhe Ermal Fejzullahu pritet të publikojnë ditën e sotme bashkëpunimin e parë mes tyre. Kënga do të mbajë titullin “Përjetësi” dhe dy artistët na kanë zbuluar vetëm se si do të duken në videoklip. Sigurisht që gjithë vëmendjen e ka marrë Fifi, që tashmë duket në formë perfekte pas humbjes së peshës së tepërt.

View this post on Instagram

#perjetesi 09.10.2020 ❤️ @ermal.fejzullahu

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr) on

Ajo ka publikuar në Instagram disa foto, në të cilat shihet e veshur me një xhaketë të zezë dhe çizme duke vënë në pah linjat e saj. këngëtarja ka marrë qindra komplimente për “look”-n e saj, por ndërkohë ne na rrëmbeu vëmendjen diçka tjetër.

Së fundmi, Fifi ka postuar në Instastory një foto të saj me një tufë trëndafilash të kuq, të cilët duket se i ka marrë dhuratë nga dikush. “Ndihem speciale”, ka shkruar këngëtarja pa e treguar se nga kush e ka marrë tufën me lule. Zakonisht trëndafilat e kuq simbolizojnë dashurinë e romancën, ndaj dhurohen nga të dashurit e zemrës.

Fifi ka treguar para pak kohësh se ajo është e dashuruar, por personi që ajo do jeton larg Shqipërisë. Nuk e dimë nëse lulet i ka marrë si dhuratë prej tij, por lumturia që lexohet qartë tek këngëtarja na bën të dyshojmë se ai mund të jetë personi që fshihet pas trëndafilave. Këngëtarja ka treguar se të dashurinë saj nuk dëshiron ta bëjë publik dhe prandaj nuk flet shpeshherë në media për lidhjen me të.