AJKA MREKULLOHET/ Xhensila merr surprizën e madhe pas koncertit (FOTO) – AlpeGossip
AJKA MREKULLOHET/ Xhensila merr surprizën e madhe pas koncertit  (FOTO)

AJKA MREKULLOHET/ Xhensila merr surprizën e madhe pas koncertit (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila ka grupin e saj të fansave që e ndjekin në instagram dhe në cdo rrjet tjetër social. Fansat e këngëtares janë vetëquajtur “Xhensilator” dhe kanë hapur shumë faqe në rrjetin social të instagramit ku nga dita në ditë postojnë foto të Xhensilës duke e parë si një idhull.

Mbrëmjen e djeshme pas koncertit, Xhensila është surprizuar nga fansat me disa postera me fotot e saj dhe dedikime ku i shprehin dashurinë dhe mbështetjen që kanë për të.

Pak më parë Xhensila ka postuar në Instastory një video ku shfaqet me Ajkën teksa shikon posterat dhe vogëlushja duket se është tërhequr shumë nga fotot e mamit.