I DHANË FUND “ARMIQËSISË”/ Donaldi përqafon Ilirin: Kur mendoj se si kemi kaluar në fillim… – AlpeGossip
I DHANË FUND “ARMIQËSISË”/ Donaldi përqafon Ilirin: Kur mendoj se si kemi kaluar në fillim…

I DHANË FUND “ARMIQËSISË”/ Donaldi përqafon Ilirin: Kur mendoj se si kemi kaluar në fillim…

“I dashur Donald, kur mendoj si kemi kaluar, përjetuar dhe jetuar këto katër javët e fundit, dëshira ime është që të kisha makinën e kohës, e cila të na katapultonte në fillim të aventurës sonë, pse jo edhe direkt pas saj. Sot për mua është një ditë me diell përkrah miqësisë e shtëpisë sonë, harmonia e shokëve tanë nuk ka çmim dhe besoj se ti sikurse unë, falë zemrës që kemi do të jemi pararoja e mirëbesimit, respektit dhe mirëbesimit. Të përqafoj”.

Kjo ishte kartolina drejtuar Donaldit, i cili pasi e lexoi tha menjëherë emrin e Ilirit, si personi që ia ka dërguar.

I dhanë fund “armiqësisë”/ Donaldi përqafon

Balerini i njohur e konfirmoi me kokë dhe aktori i humorit i tha që t’i jepte përqafimin, i cili u duartrokit edhe nga banorët e tjerë.

Kjo kartolinë vjen pas sqarimit që ata patën së fundmi, duke i dhënë fund gjithashtu edhe “armiqësisë” së tyre. Dy banorët që kanë pasur debate të shumta dhe të forta gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme, vendosën që të mos krijonin më situata të pakëndshme për ta, por edhe për banorët e tjerë.