“DO SUGJEROJA…”/ Një nga banorët këshillon Granitin: Zgjohu më herët për të qenë më aktiv – AlpeGossip
“DO SUGJEROJA…”/ Një nga banorët këshillon Granitin: Zgjohu më herët për të qenë më aktiv

“DO SUGJEROJA…”/ Një nga banorët këshillon Granitin: Zgjohu më herët për të qenë më aktiv

I dyti që ka lexuar kartolinën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” është Granit Cana. Banori që e ka shkruar këtë kartolinë ka vendosur që t’i japë një këshillë, që të zgjohej më herët e të merrej më shumë me aktivitet fizik.

“I dashur Granit do të sugjeroja që të zgjoheshe më herët për të qenë më aktiv në pjesën e lojës. Do të sugjeroja 30 minuta sport dhe meditacion në ditë. Duke qenë se ti je djalë sportist me një trup fizik të paparë, do doja që ti të jesh shembull, sa i përket duhanit e stërvitjes, që ti ecën shumë rrallë. Zgjimi dhe rutina jote duan një ndryshim të menjëhershëm. Merre mëngjesin me sportivitet, dita jote do të jetë vetëm mrekulli”, thuhej në kartolinë.

Para se të lexonte kartolinën e tij me zë të lartë për gjithë banorët e tjerë, ai tha i sigurt se atë e ka shkruar Kledi.