”MË KTHENI DR FLORIN”/ Landi poston foton me dedikimin që na preku të gjithëve – AlpeGossip
”MË KTHENI DR FLORIN”/ Landi poston foton me dedikimin që na preku të gjithëve

”MË KTHENI DR FLORIN”/ Landi poston foton me dedikimin që na preku të gjithëve

Para 5 vitesh artisti shumë i dashur për publikun, Dr Flori, iku drejt një rrugëtimi që nuk ka kthim. Ndonëse ditët, muajt e vitet kalojnë, ai është gdhendur njëherë e përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e njerëzve që kanë pasur mundësine e artë për ta njohur, kryesisht familja dhe miqtë e ngushtë.

Ai ka mbetur i paharrueshëm dhe largimi i tij dhemb ende. Këtë të mërkurë, miku i tij më i mirë dhe pjesëtari i grupit muzikor West Side Family, Landi Hysi, është kthyer pas në kohë duke publikuar një foto në Instagram, nga një periudhë që shumë njerëz do të bënin çmos për ta kthyer sërish. Në foton në fjalë Landi shfaqet krah Dr.Florit, Armir Shahinit dhe Flaka Krelanit.

Artisti ka në dorë një trofe, e cila nëse dikur e ka lumturuar, tani nuk i bën përshtypje fare. “Në djall trofetë. Të gjitha! Më ktheni Dr.Florin!”, ka shkruar ai krahas fotos dhe është mëse e qartë që çdo shkronjë pasqyron një dhimbje të madhe që as koha nuk ka ditur ta zbehë. Landi është kujdesur shumë për familjen e Dr.Florit, duke u kujdesur për to dhe mbështetur sikur të jetë familja e tij.