Pavarësisht legjendave urbane të cilat thonë se meshkujt janë “të pa shpirt”, ne besojmë se kjo nuk është aspak e vërtetë. Ndoshta nuk janë aq sensitivë sa ne femrat, ama edhe ata kanë anën e tyre të ndjeshme të cilën shpeshherë e mbajnë vetëm për vete. Kjo është një listë me 5 gjëra të cilat meshkujt i ndjejnë por kanë frikë t’i shprehin:
1. Pasiguria
Zakonisht jemi mësuar që në natyrën e një mashkulli të mos shohim pasiguri. Ama si të gjitha qeniet njerëzore edhe meshkujt kanë pasigurinë e tyre. Të paturit mungesë sigurie nuk e bën një mashkull më pak “burrë”.
2. Dashuria
Mbase për një burrë shprehja e dashurisë është më e vështirë, por kjo nuk do të thotë se ai nuk e përjeton këtë ndjenjë njësoj si një femër.
3. Mungesa e dëshirës për seks
Mbase ju duket e vështirë të besoni se një mashkull nuk ka dëshirë të bëjë seks, por kjo është diçka mëse normale. Mesa duket ideja se një mashkull është gjithmonë gati të bëjë seks vjen nga fakti që ai e ka me siklet të thotë ndonjëherë se nuk do.
4.Pëlqimi për gjërat e vajzave
E ku qëndron problemi këtu? Diçka e cila është e bukur është e bukur dhe pikë.
5. Krahasimi
Në fakt ta krahasojnë veten me njëra- tjetrën është diçka që kemi menduar se e bëjnë vetëm femrat por mesa duket nuk është kështu. Edhe meshkujt e krahasojnë veten me njëri- tjetrin për të parë ku janë.