Duket se Enca Haxhia ka tradhtuar vendet tropikale dhe ishujt grek, duke zgjedhur Turqinë për të vazhduar pushimet e saj të “pafundme”.
Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka ndarë në Instagramin e saj disa foto tepër provokuese nga Bodrumi. Enca ka ekspozuar linjat e saj të bëjshme me një palë bikini në ngjyrë floriri me xixa.
“Përfeksion estetik,”-shkruan Haxhia krahas imazheve.
Kujtojmë që nga Tanzania në Dubai dhe Mykonos, autorja e hitit “Bow Down” ka realizuar një tur të tërë pushimesh këtë verë. “Të shijoj jetën në maksimum”, ky ka qenë synimi i fundit i këngëtares siç është shprehur edhe vetë ajo.
“Shijuese profesionale e jetës (vendoseni këtë në listën e profesioneve të mia në Wikipedia”, shkroi këngëtarja më herët në Instagram.