A NDIHENI GATI TI LEXONI? Këto dhjetë histori njerëzish të humbur që do t’ju rrënqethin – AlpeGossip
A NDIHENI GATI TI LEXONI? Këto dhjetë histori njerëzish të humbur që do t’ju rrënqethin

A NDIHENI GATI TI LEXONI? Këto dhjetë histori njerëzish të humbur që do t’ju rrënqethin

Këto janë 10 historitë më të bujshme se si njerëzit humbën pa lënë asnjë gjurmë.

1. Foshnja që u rrëmbye nga djepi

Sabrina Aisenberg, pesë muajshe, po flinte në shtratin e saj. Kur e ëma, Marlene u ngrit ta kontrollonte, siç bënte çdo mëngjes, nuk e gjeti atje. “Më duhet policia,” tha ajo, në panik total, gjatë telefonatës me 911 në 6:42. “Më kanë rrëmbyer gocën.” Prindërit e të voglës kuptuan se dera e garazhit ishte hapur me mjeshtëri dhe Sabrina s’u gjend kurrë.

2. Kryeministri që u zhduk duke notuar

Në vitin 1967, kryeministri australian, Harold Hold, po notonte me miqtë në Cheviot Beach. Plazhi njihej për rrymat e forta dhe pikërisht aty 59-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë. Autoritetet organizuan operacione shpëtimi të panumërta, por trupi s’u gjend kurrë. Disa teori konspirative aludojnë se kryeministri falsifikoi vdekjen e tij, se u vra nga CIA ose se hipi në një nëndetëse kineze për të defektuar atje.

3. Zhdukja e një qyteti të tërë

Një nga rastet më të famshme është zhdukja e kolonisë së Roanoke. Pushtuesit e parë anglezë u vendosën në Roanoke Island dhe aty lindi fëmija i parë anglez në kontinent, Virginia Dare. Ç’i ndodhi Virginia-s dhe pjesës tjetër të fshatit mbetet mister sepse në vitin 1950, qyteti ishte i braktisur dhe banorët ishin zhdukur. Pati vetëm dy të dhëna. Fjala “Croatoan” në derën që ruante fortesën dhe “Cro” gdhendur në një pemë.

4. Djaloshi që nuk dorëzoi gazetat atë mëngjes

Në vitin 1982, 12-vjeçari Johnny Gosch doli nga shtëpia në agim për të dorëzuar gazetat te fqinjët, siç bënte çdo ditë. Një fqinj raportoi se e pa djaloshin të fliste me një burrë atë mëngjes, por s’dëgjoi ç’po flisnin. Më vonë, prindërit e Johnny-t morën telefonata nga fqinjët që u thanë se s’i kishte dorëzuar gazetat atë mëngjes. Gazetat u gjetën të braktisura në afërsi të shtëpisë. Të panikosur, prindërit telefonuan policinë, por u detyruan të prisnin tre ditë, siç është norma. Johnny s’u gjet kurrë. Sidoqoftë, në vitin 1984, Eugene Martin, një tjetër djalosh gazetash u zhduk në të njëjtat rrethana.

Vite më vonë, nëna e Gosch tha se i kishin lënë te pragu i derës foto fëmijsh të lidhur dhe me lecka në gojë. Gjithashtu, ajo tha se Johnny u rikthye në shtëpi një natë i shoqëruar nga një burrë që ajo s’e njihte.

5. 24-vjeçarja që u zhduk në anije

Në 2011-n, 24-vjeçarja Rebecca Coriam u filmua nga kamera e anijes Disney Wonder ku punonte teksa fliste në telefon. Nëna e saj, u shqetësua pasi nuk kishte folur me të bijën prej 12 orësh. Më 22 mars, i thonë se Rebecca ka humbur. Askush s’e kishte parë që nga dita e filmimit, por sipas një hetimi nga The Guardian, një nga ish koleget e saj tha, “Disney e di shumë mirë ç’i ndodhi Rebecca-s.”

6. Gjermani që humbi në Bullgari

Lars Mittang, gjerman, po udhëtonte në Bullgari, ku edhe humbi. Ai po sillej shumë çuditshëm ditët e fundit që u pa i gjallë. Ditën që duhej të fluturonte drejt shtëpisë, u filmua nga kamerat e aeroportit teksa vraponte në drejtimin e kundërt. Ai kaloi një gardh dhe u zhduk në pyll.

7. 9-vjeçarja që u largua nga shtëpia

Asha Degree humbi thuajse 20 vite më parë. Ishte vetëm 9 vjeçe kur thuhet se u largua nga shtëpia e prindërve krejt e vetme me një çantë që e kishte paketuar vetë një natë më parë. Po binte shumë shi dhe një shofer e pa teksa ecte e vetme buzë rrugës. Ai tentoi të fliste me të dhe ta çonte në shtëpi, por ajo vrapoi me shpejtësi drejt pyllit. Policia gjeti letra karamelesh në një kabinë në pyll dhe një vit më vonë, gjeti çantën, ende të paketuar. Sidoqoftë, asnjë shenjë e vajzës. Nuk dihet ende ç’i ndodhi. Policia hetoi në mos abuzohej në shtëpi, por s’gjeti asnjë provë.

8. Misteri i Maura Murray

21-vjeçarja Maura Murray humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas një ditë shkurti të 2004-s. Një tjetër shofer u ofrua të ndihmonte, por ajo tha jo, telefonoi kompaninë e sigurimit dhe mbeti aty e vetme. Shoferi, pasi u largua, telefonoi policinë gjithsesi. Kur mbërriti patrulla, makina ishte e kyçur dhe Maura s’dukej kund. S’kishte shenjë këmbësh në dëborë, qentë nuk e nuhasnin dhe helikopteri me sensorë nxehtësie s’gjeti asgjë.

9. Vajzat që u zhdukën në tym

Dhjetorin e 1999-s, Laura Bible po flinte nga shtëpia e shoqes së saj, Ashley Freeman. Atë natë pati një zjarr dhe kur mbërriti zjarrfikësja, gjeti të shkrumbuar trupin e nënës së Ashley-t. Vajzat nuk gjendeshin dhe policia mendoi se Danny, babai i Ashley-t kishte vrarë gruan dhe kishte rrëmbyer vajzat. Sidoqoftë trupi i tij u gjet gjithashtu i shkrumbuar. Para se të digjeshin, Danny dhe gruaja e tij ishin qëlluar në kokë me armë zjarri. Makina e Lauria-s u gjend në afërsi të shtëpisë me çelësat brenda dhe një çantë me $150. Aludohet se vajzat vranë prindërit e Ashley-t dhe u arratisën, por nuk dihet ende pse ikën pa paratë.

10. Polaroidi

Në gusht të 1989-s, në një parkim në Florida u gjet një foto polaroid. Në të shfaqej një vajzë dhe një djalë, me duar dhe gojë të lidhura, në një hapësirë të ngushtë e të errët. Në zonën ku u gjet fotoja, më parë ishte parkuar një furgon i bardhë. Dy familje identifikuan personat në foto: Tara Calico, 19 vjeçe, ishte zhdukur teksa çiklonte. Michael Henley, 9 vjeç, ishte zhdukur në një kamping me të atin. Vite më vonë, trupi i Henley-t u gjet në malin ku humbi, ndërsa nga Calico s’ka ende asnjë shenjë.