BEFASOHEN FANSAT E “DY GISHT MJALTË”/ Djali bën çmendurinë e papritur për filmin (VIDEO) – AlpeGossip
BEFASOHEN FANSAT E “DY GISHT MJALTË”/ Djali bën çmendurinë e papritur për filmin (VIDEO)

BEFASOHEN FANSAT E “DY GISHT MJALTË”/ Djali bën çmendurinë e papritur për filmin (VIDEO)

‘2 gisht mjaltë’ është kthyer në një ndër filmat më të dashur për publikun shqiptar. Prej disa javësh në kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë ka pasur një kërkesë të madhe dhe filmi ka thyer një rekord historik duke shitur plot 101,000 bileta në 10 ditë.

Siç duket filmi është kthyer në të preferuarin e publikut dhe nga kërkesat e shumta, moderatori Ermal Mamaqi ka lajmëruar se shumë shpejt do të transmetohet dhe në kinematë e Turqisë dhe madje ai dha super lajmin se mund të bëhet dhe një seri e dytë e ‘2 gisht mjaltë’.

Ndërkohë, njëri nga fansat ka surprizuar së fundmi të gjithë publikun teksa ka bërë një gjë të papritur për ‘2 gisht mjaltë’. Në një video të publikuar në ‘Instastoryn’ e faqes ‘2 gisht mjaltë’, shihet se njëri nga fansat ka vizatuar në kokë portretin e dy aktorëve kryesor, Ermalit dhe Elvanës, dhe në mes ka shkruar ‘2 gisht mjaltë’, një veprim ky që i ka befasuar të gjithë.