ME ROBDESHAMBER E PA GRIM NË DYQAN/ Nuk do ta besoni sa ndryshe duket Anxhelina Hadërgjonaj (VIDEO) - AlpeGossip
ME ROBDESHAMBER E PA GRIM NË DYQAN/ Nuk do ta besoni sa ndryshe duket Anxhelina Hadërgjonaj (VIDEO)

ME ROBDESHAMBER E PA GRIM NË DYQAN/ Nuk do ta besoni sa ndryshe duket Anxhelina Hadërgjonaj (VIDEO)

Anxhelina Hadërgjonaj është gjithmonë e kuruar, kjo edhe sepse miku i saj i ngushtë është grimieri i njohur Ariel.

Por si rrallëherë ajo vendosi që të dilte pa pikë grimi dhe e veshur me robdeshambër për të bërë pazar bashkë me shokun e saj.

Fillimisht Anxhelina postoi një video në Insta Story ku shprehet se, këtë veshje mund ta mbajë ku dëshiron ajo.

“Kush tha që robdeshambëri është vetëm për në SPA? Jo unë mund ta vesh ku të dua”, dëgjohet të thoë këngëtarja.

Nga videot më pas kuptojmë se edhe Arieli shfaqet i veshur me robdeshambër, ndërsa hyn në një supermarket dhe shihet çuditshëm nga klientët e tjerë.

Anxhelina ka zgjedhur të shfaqet ujë e sapun, pasi nuk ka vendosur asnjë produkt kozmetike në fytyrën e saj. Mund të pranojmë që duket ndryshe, por edhe kjo bukuri na pëlqen.