E ftuara e rradhës në ‘Xing’ me Ermal Mamaqin do të jetë ish velina e famshme Rashel Kolaneci.
Ajo u kthye sërish në emision por tashmë si një e ftuar speciale. Ndërkohë nga regjistirmet e programit dolën disa pamje që ndezën rrjetin.
Shpesh vajzat e showbizit shqiptar provokojnë përmes përzgjedhjes së veshjes së tyre, duke e ditur që do të shkaktojnë zhurmë në media.
Por kur kjo ndodh është tipike po e këtyre personazheve të njohur që të sulmojnë mediat për lajme që ato vetë prodhojnë duke thënë se shkrimet janë dashakeqe.
Rasheli nxori në shesh format e saj bombastike teksa kërceu në mënyrë provokuese me një prej balerinëve të trupës së baletit të Tv Klan.
U komentua shumë sepse u duk se kostumi që mbante veshur ishte tepër transparent por sot Rasheli ka hedhur poshtë të gjitha komentet duke dhënë një sqarim pë (zh)veshjen e saj.
“Jo cdo gje eshte ashtu sic duket!
Veshja ime body nuk eshte aspak transparente. Body perbehet nga dy copa. Pjesa e siperme e saj eshte tyl transparent. Ndersa, copa poshte saj eshte ngjyre nude dhe per te gjithe kuriozet eshte material aq i forte dhe i trashe si zhakat e dikurshme qe mbanin gjyshet tona neper shtepi. Gazetaret e portaleve jo gjithmone jane syplasur, por kane hallin e klikimeve. Nuk e perjashtoj mundesine qe disa mund te jene edhe trupeshk. 😂 Nuk ka asgje transparente ne veshjen time.”
AlpeNews.al