NGA ELLEN DEGENERES TEK RUDINA MAGJISTARI/ Kjo është sfida më e re e fotove që na ka fiksuar – AlpeGossip
NGA ELLEN DEGENERES TEK RUDINA MAGJISTARI/ Kjo është sfida më e re e fotove që na ka fiksuar

NGA ELLEN DEGENERES TEK RUDINA MAGJISTARI/ Kjo është sfida më e re e fotove që na ka fiksuar

Viri i Ri një sfidë e re në Instagram!

Çmenduria më e re e rrjeteve sociale nisi nga Dolly Parton dhe po vazhdohet nga të gjithë.

Ajo postoi një foto për qejfin e saj dhe aty tregonte mënyrën se si njerëzit e shfaqin veten në rrjete të ndryshme sociale, LinkedIn, Facebook, Instagram dhe Tinder.

“Merr një grua që di t’i bëjë të gjitha”, shkruante Dolly në foton e saj.

 

Kaq ka mjaftuar dhe kjo është kthyer në një sfidë  për të gjithë.

Njerëzit nuk kanë hezituar të bëjnë bashkimet e tyre të fotove ku tregojnë ndryshimin nga fotoja më zyrtare në LinkedIn, tek foto më ekstravagante në Tinder.

Ideja është që fotot t’i përshtatni vetë në mënyrën që ju mendoni se duhet dhe pas kësaj edhe ju do të vini re ndryshimin e madh.

Pjesë e sfidës janë bërë shumë të famshëm shqiptarë dhe të huaj përfshirë, Rudina Magjistarin, Miley Cyrus, Naomi Campbell, Ellen DeGeneres, etj.

 Rezultatet padyshim janë super qesharake!