“JU PREMTOJ SHUMË SHPEJT QË…”/ Çfarë po paralajmëron Olta Gixhari për fansat e saj? – AlpeGossip
“JU PREMTOJ SHUMË SHPEJT QË…”/ Çfarë po paralajmëron Olta Gixhari për fansat e saj?

“JU PREMTOJ SHUMË SHPEJT QË…”/ Çfarë po paralajmëron Olta Gixhari për fansat e saj?

Aktorja Olta Gixhari ishte një ndër banoret më të komentuara në edicionin e dytë të “Big Brother VIP” gjithashtu dhe pretendente për të fituar çmimin e madh. Ajo i dha fund qëndrimit në shtëpinë e BBV, 3 muaj pasi ishte bërë pjesë e spektaklit.

Sipas aktores malli për djalin, Amar, ishte arsyeja e këtij vendimi pasi s‘mund tė qëndronte më larg tij.

Edhe pse kanë kaluar rreth dy javë nga largimi i saj në shtëpinë e famshme, Olta vazhfon të mbetet ende në qendër të vëmendjes dhe ka ende një mbështetje të madhe nga fansat e saj edhe pas daljes nga loja.

Aktorja e cila është goxha aktive në rrjetet sociale, përgjatë këtyre ditëve ka ndarë me ndjekësit e saj, foto dhe momente të ëmbla me djalin e saj Amar duke treguar që tashmë ajo e kalon një pjesë të madhe të kohës së saj me familjen dhe pranë vogëlushit.

Mirëpo duket se ish-banorja ka marrë shumë kërkesa nga fansat të cilët dëshirojnë që Olta të bëjë një ‘Live’ në Instagram ku edhe mund të komunikojë drejtpërdrejt me ta.

E duket se Olta do ia plotësojë dëshirën fansave të saj ku i ka premtuar publikisht se shumë shpejt do të bëjë një video live për ta.