U PËRFOLËN SE JANË NDARË/ Por Vivien feston ditëlindjen, Getinjo bën urimin e ëmbël për partneren e tij – AlpeGossip
U PËRFOLËN SE JANË NDARË/ Por Vivien feston ditëlindjen, Getinjo bën urimin e ëmbël për partneren e tij

U PËRFOLËN SE JANË NDARË/ Por Vivien feston ditëlindjen, Getinjo bën urimin e ëmbël për partneren e tij

Dita e sotme është shume e veçantë për çiftin Getinjo dhe Vivien Thano pasi kjo e fundit feston sot ditëlindjen.

 

 

Ish-banorja e “BBVKS” festoon 30-vjetorin e saj dhe nuk kishte si të mungonte urimi dhe surpriza e ëmbël e Getinjos në mesnatë. Reperi uroi publikisht partneren e tij duke i dedikuar fjalët e ëmbla:

“Më shumë jetë dhe lumturi së bashku my babe (vogëlushja ime)”.

Ndërsa Vivien u përgjigj duke ripostuar foton e këngëtarit dhe krahas saj shkroi:

 

 

“Të dua shumë”.

Kujtojmë se dyshja u njohën me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “BBVIP Kosova” ku nisën dhe romancën e tyre të cila tashmë është konsoliduar.

Fillimisht në rrjet qarkulloi lajmi se çifti i kishin dhënë fund romancës së tyre dhe shkak u bë njoftimi i reperit i cili i tha fansave të tij që do të largohej përkohësisht nga rrjetet sociale pasi po kalonte një gjendje depresioni.

Më pas i papritur ishte dhe lajmi se çifti ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjë e cila u mohua menjëherë nga ish-banorja e “BBVKS”

“Nuk janë lajme të vërteta. Nuk e di nga e kanë nxjerrë këtë si lajm”, u shpreh Vivien për Prive.al.