Djema mbani shënim: Tolgahani zgjedh fjalët më të bukura për t’i uruar ditëlindjen Almedës (FOTO) – AlpeGossip
Djema mbani shënim: Tolgahani zgjedh fjalët më të bukura për t’i uruar ditëlindjen Almedës (FOTO)

Djema mbani shënim: Tolgahani zgjedh fjalët më të bukura për t’i uruar ditëlindjen Almedës (FOTO)

Sot është një ditë e veçantë për ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi sepse jo vetëm ka ditëlindjen, por feston edhe përvjetorin e martesës me aktorin turk Tolgahan Sayisman.

Nuk mund të mungonte në këtë ditë një urim nga Tolgahan i cili ka postuar një foto nga dasma e tyre dhe me fjalë të ëmbla i uron ditëlindjen Almedës.

“E pafajshmja ime, elegantja ime, zemërmira ime, partnerja ime e bukur, bashkëshortja ime, gjithçka imja. Fillimisht të uroj gëzuar ditëlindjen, jam i lumtur që ekziston. Zoti na dhëntë shumë përvjetore, të ecim bashkë, t’i kalojmë vështirësitë e jetës bashkë, të jemi të lumtur dhe në paqe gjithmonë. Të dua shumë, po shumë”, shkruan Tolgahan.

“Të dua shumëëëë”, i komenton Almeda bashkëshortit./