Romeo Veshaj prej kohësh është në një lidhje dashurie me këngëtaren Jonida Maliqi.
Çifti janë tashmë në një romancë dhe nuk hezitojnë të shprehin ndjenjat për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Teksa ishte i ftuar në “Shiko Kush Luan”, këngëtari Gena tregoi sekretin e çiftit, duke zbuluar se ata po bashkëjetojnë.
Dhe në rubrikën “AfterParty”, aktori i humorit rrëfeu më shumë detaje nga lidhja e tyre.
Ai u pyet se “kush e do më shumë njëri-tjetrin”, Romeo Veshaj rrëfeu se ai është më i dashuruar me Jonida Maliqin. Romeo tregoi planet për të ardhmen, duke u shprehur se dëshiron të bëjë një dasmë private dhe të ketë një familje të madhe.