Kohëve të fundit, është vënë re në rrjetet sociale se MC Kresha dhe Lyrical Son nuk kanë shumë pastime së bashku. Të ketë ndodhur ndonjë krisje mes tyre? Kjo duket paksa e çuditshme pasi rikujtojmë se Kresha dhe Lyrical kanë themeluar së bashku labelin P.I.N.T.
Lidhur me këtë Kresha është pyetur në një intervistë për emisionin Thumb në Abc Neës. Ai i ka shpjeguar gazetares, arsyet pse nuk është parë shpesh me Lyrical Son këto kohë, madje ka treguar edhe disa detaje nga marrëdhënia e tye.
“Unë nuk flas Festim dil ti. jo Festimi momentalisht është në Amerikë. Çdo ditë jemi në kontakt, në asnjë mënyrë nuk ftohen marrëdhëniet. Marrëdhënia ime me Festimin është përtej marrëdhënies kolegtive, është vllazërore. Ta garantoj unë dhe Festimi kur marrim paret e koncertit as nuk i numërojmë”.- ka thënë Kresha duke na treguar edhe besimin që kanë ata tek njëri tjetri./Blitz.al
Videon shikojeni ketu