Fëmijët tashmë kanë një emision ku mund të jenë në rolin e gazetarëve të rinj në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. Është folur shumë në median online dhe rrjete sociale se është Alketa dhe produksioni ata që merren me pyetjet e fëmijeve.
Sot në nisje të emisionit Alketa u shpreh publikisht rreth kësaj teme duke thënë se janë bashkëskenarist me fëmijët e vegjël. “Atyre u tregohet rreth personazheve të ftuar sepse një 4 vjeçare nuk mund të dij karrierën 30 vjeçare të një këngëtareje.”/AlpeNews.al