Zbulohen detaje sekrete nga ceremonia martesore e princit Harry me Megan Markle (FOTO) – AlpeGossip
Zbulohen detaje sekrete nga ceremonia martesore e princit Harry me Megan Markle (FOTO)

Zbulohen detaje sekrete nga ceremonia martesore e princit Harry me Megan Markle (FOTO)

Princ Harry dhe aktorja e njohur Meghan Markle do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në maj të këtij viti, ndërkohë që pallati mbretëror ka zbuluar disa detaje të tjera nga ceremonia e dasmës së tyre.

Princi Harry dhe Meghan Markle do të parakalojnë përmes Windsor në një karrocë pas marrjes së premtimeve të tyre të dasmës para Kryepeshkopit të Canterbury.

Çifti, i cili do të martohet më 19 maj, do të bëjë një udhëtim nëpër qytet, të mbushur me njerëz të ardhur nga e gjithë bota.

Princ Harry dhe Meghan do të kalojnë përgjatë gjashtë rrugëve para se të përfundojnë në Windsor Castle, sipas të dhënave të lëshuara dje nga Kensington Palace.

Shërbimi i martesës, do të kryhet në Kështjellën e shekullit 15-të të Shën Gjergjit.

Çifti do të bëjë premtimet e tyre të dasmës para Kryepeshkopit të Canterbury, Justin Welby.

Shërbimi do të zgjasë një orë, duke filluar nga ora 12 deri në orën 13:00, konfirmohet nga Kensington Palace.

Kujtojmë se dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre në fejesë ne fillim të muajit nëntor, por njoftimi zyrtar për fejesën e tyre u bë më 27 nëntor.