ROMANCA E RE E BRAD PITT/ Njihuni me aktoren hollivudiane që i vodhi zemrën – AlpeGossip
ROMANCA E RE E BRAD PITT/ Njihuni me aktoren hollivudiane që i vodhi zemrën

ROMANCA E RE E BRAD PITT/ Njihuni me aktoren hollivudiane që i vodhi zemrën

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt është fotografuar shpesh në shoqërinë e femrave të ndryshme.

Siç ishte rasti kur aktori është parë duke buzëqeshur dhe komunikuar me një ‘shëruese shpirtërore’. Të dy janë fotografuar gjatë një eventi në Los Angeles në datën 30 shtator të vitit të kaluar.

Por ditën e djeshme revista ‘The Sun’ shkroi se e dashura e tij e re mendohet të jetë aktorja tjetër hollivudiane Charlize Theron.

Çifti janë parë së bashku në festën e filmit “Roma”, më 12 janar.

Sipas burimeve, Brad ka ndaluar së piri alkool, që nga ndarja me Angelinën, prandaj atë mbrëmje është parë të konsumonte vetëm ujë.

Mësohet se lidhja e dyshes së njohur ka nisur gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Ata kanë kaluar shumë kohë bashkë në shtëpinë e aktorit dhe aty ka ndryshuar marrëdhënia.