Është Era apo Rihanna? Këngëtarja shqiptare “çmend” tifozët e Botërorit – AlpeGossip
Është Era apo Rihanna? Këngëtarja shqiptare “çmend” tifozët e Botërorit

Është Era apo Rihanna? Këngëtarja shqiptare “çmend” tifozët e Botërorit

Nuk është sekret që këngëtarja shqiptare Era Istrefi është krahasuar gjithmonë me yllin botëror Rihanna, që nga publikimi i këngës “Bon Bon”.

Një ditë më parë, u publikua kënga himnn e Kampionatit Botëror të Futbollit “Live it up”, një bashkëpunim mes Nicky Jam, Will Smith dhe këngëtares Era Istrefi. Mirëpo zëri i shqiptares ka mahnitur fansat e botërorit, të cilët shprehen të surprizuar nga ngjashmëria mes dy këngëtareve. Shumë prej tyre, theksojnë se pjesa e preferuar e këngës, është interpretimi i Erës, ndërsa për të gjithë produksionin muzikor shfaqin rezerva.

Kënga arriti të renditej e #4-ta në YouTube Trendings dhe tani ka mbi 5 milion shikime vetëm në një ditë nga publikimi.