Moderatorët e dashur për publikun kanë qenë në ‘konkurrencë’ me njëri-tjetrin pasi “Xing me Ermalin” dhe “Shiko kush luan” shfaqen në të njëjtën ditë dhe orë. Por këtë sezon paska disa ndryshime të vogla. Ermali ka ndryshuar fashën e orarit dhe ka zbuluar se nga sot programi i tij do të transmetohet në 21:40.
Të ftuarat e parë të tij janë Afërdita Dreshaj dhe vajzat e “Hostel by Anabel”.
Në foton e publikuar nuk mungoi komenti i Luanës e cila i uroi suksese. Ermali sërish përdori batutat për t’i dhënë një përgjigje. “Rrofsh motër, vonohu sa më shumë që të kesh mundësi”,–i tha ai. Ndërsa Luana pa nguruar i shkruan: “Mos e tepro tani. Boll që të lash të filloje i pari!”
Mesa duket edhe ky sezonin do t’i përballë dy figurat e njohura televizive dhe komentet nuk do të mungojnë.