“KEMI BASHKËJETUAR QË DITË E PARË”/ Moderatorja shqiptare rrëfen njohjen me bashkëshortin (VIDEO) – AlpeGossip
“KEMI BASHKËJETUAR QË DITË E PARË”/ Moderatorja shqiptare rrëfen njohjen me bashkëshortin (VIDEO)

“KEMI BASHKËJETUAR QË DITË E PARË”/ Moderatorja shqiptare rrëfen njohjen me bashkëshortin (VIDEO)

Lajmi që Elona Duro, moderatorja e Top Channel, ishte shtatzënë, erdhi shpejt dhe papritur. Po ashtu edhe lajmi për ceremoninë e dasmës mes saj dhe partnerit Lorenc Goga. Brenda një kohe shumë të shkurtër Elona u njoh, u dashurua, bashkëjetoi, mbeti shtatzënë dhe u martua me Lorencin, të cilin ajo e quan dashurinë e saj me shikim të parë.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” moderatorja e njohur ka rrëfyer mënyrën se si ajo dhe Lorenci u njohën me njëri-tjetrin. Deri në atë kohë Elona nuk besonte kurrsesi se mund të gjente dashurinë e saj në club apo në lokale, kur dilte me shoqet por ja që kështu i ndodhi.

“Ndodh atëherë kur nuk e ke mendjen fare, kur i thua vetes “boll me këto paragjykimet”. Elona e gjeti.

Sa dolëm nga lokali, po prisja se do vinte një shoqja ime me një shok dhe dikë tjetër. Erdhi. Po ky kush është i thashë (për Lorencin). Po jemi takuar edhe para një viti. Jo të mbaj mend, jo s’të mbaj mend edhe kështu. Atë natë u ndamë secili nëpër shtëpitë e veta. Unë jetoja vetëm, ai jetonte me të ëmën. U takuam pas 3-4 ditësh. Pasi hëngrëm atë darkën romantike, atë first date-in e vërtetë, më tha: Do vish sonte nga unë?

Më çoi deri tek dera e shtëpisë, u kthye vetë, nuk më pyeti. Të nesërmen më tha hajde edhe sot nga unë prapë. I thashë, “më ço në shtëpi të paktën të marr nja dy ndërresa”. Kemi bashkëjetuar që në fillim. Ishte dashuri me shikim të parë. Pastaj pas disa muajsh erdhën prindërit e tij nga Italia, sepse jetojnë atje, u njoha me ta. Në dhjetor festuam Krishtlindjet dhe Vitin e ri, në verë pastaj shkëmbyem unazat, aty isha dhe shtatzënë edhe kaq.”,- është shprehur Elona