“DY DITË MË PARË VENDOSA…”/ Vetëm 10 vjeç, djali i Fiori Dardhës bën gjestin e veçantë (VIDEO) – AlpeGossip
“DY DITË MË PARË VENDOSA…”/ Vetëm 10 vjeç, djali i Fiori Dardhës bën gjestin e veçantë (VIDEO)

“DY DITË MË PARË VENDOSA…”/ Vetëm 10 vjeç, djali i Fiori Dardhës bën gjestin e veçantë (VIDEO)

Djali 10 vjeçar i Fiori Dardhës, Abeli ka bërë një gjest të madh i cili padyshim meriton vëmendjen e të gjithëve. Ai ka prerë flokët e tij për t’i ardhur në ndihmë një vajze të vogël që ka humbur flokët nga kimioterapia.

Një zemër e madhe/ Vetëm 10 vjeç, djali i Fiori

Fiori ka shpërndarë në rrjete sociale një letër të shkruar nga i biri ku tregon të gjithë historinë. Vetëm 10 vjeç, por shihet se Abeli është njeri me zemër të madhe.

Një zemër e madhe/ Vetëm 10 vjeç, djali i Fiori

“Abeli im 10 vjeçar vendosi të presë flokët e tij të gjatë dhe këtë e bëri për një arsye madhore, të cilën e ka shpjeguar në një letër!

Letra e Abelit

“Dy ditë më parë unë vendosa të pres flokët. E mora këtë vendim për t’i dhuruar buzëqeshje një vajze që kishte humbur flokët për shkak të sëmundjes.

Unë isha i trishtuar për t’i prerë flokët, por i gëzuar për lumturinë që do dhuroja. Ndihesha i trishtuar për flokët, sepse unë i doja flokët e mi të gjatë. Ato më bënin të ndihesha i veçantë, por kur mami më tregoi këtë vajzën e vogël e cila vuante nga kanceri dhe flokët e saj i kishte humbur nga kimioterapia, u trishtova!

U mendova gjatë dhe vendosa t’i dhuroj një çast të gëzuar në mënyrë që ajo të ndihet po aq e veçantë sa unë kur i kisha flokët e gjatë”, thuhet në postimin e Fiorit.

VIDEO