Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut. Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij më të ri në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.
Ditën e djeshme Bora është surprizuar nga fansat e saj, duke marrë disa dhurata të ardhura dhe një parashutë me një pankart, ku duket se mbështetja nga adhuruesit e saj si gjithmonë nuk mungon. Ditën e sotme edhe Donaldi ka marrë disa dhurata nga ndjekësit e tij, por asnjë parashutë e për këtë Donaldi ndihet ‘xheloz’ ndaj Borës.
Para pak ditësh Bora ka qenë e ftuar në puntatën e parë në emisionin “Më lër të flas” me moderator Romeo dhe Donald Veshaj. Gjatë intervistës Bora foli rreth jetës së saj profesionaledhe gjithashtu u shpreh për gjithçka që nuk kishte folur kurrë më parë lidhur me gjithë raportin e saj me Donaldin që prej takimit në ‘Big Brother’. Vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar disa foto nga ‘look-u’ i saj i emisionit, ku dhe ka shkruar disa fjalë rreth kësaj interviste.