“E HAJA VETEN ME DHËMBË”/ Mes lotësh, Delinda Disha hap zemrën dhe flet për humbjen e binjakëve të saj – AlpeGossip
“E HAJA VETEN ME DHËMBË”/ Mes lotësh, Delinda Disha hap zemrën dhe flet për humbjen e binjakëve të saj

“E HAJA VETEN ME DHËMBË”/ Mes lotësh, Delinda Disha hap zemrën dhe flet për humbjen e binjakëve të saj

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ndau disa muaj më parë lajmin e trishtë se ka humbur të dy binjakët e saj.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, aktorja e humorit ndau këtë moment të vështirë për të me ndjekësit, duke treguar gjithashtu se nuk po e kalonte mirë psikologjikisht këtë periudhë (KLIKO).

Delinda ishte e ftuar në “Natën me Aulonën” ku ka folur së fundmi për këtë periudhë të vështirë të jetës së saj dhe suportin e madh që mori nga familja apo personat që kanë kaluar të njëjtën dhimbje si ajo. Aktorja u shpreh se ajo se partneri i saj e dëshironin shumë të kishin një fëmijë të dytë.

“Ne i dëshironim shumë ose e dëshironim shumë një fëmijë të dytë, ta zgjeronim familjen tonë, dhe nuk ishte një ishin dy. Por fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi dhe zgjati shumë pak, vetëm tre muaj. Është dashur mbi një muaj që të marr veten, por nëse do ta përshkruaj me fjalë tamam, e kam ngrënë veten me dhëmbë në sensin e mirë të fjalës. Kur shikoja Dasantinin që rritej çdo ditë, që edhe ai më jepte suport, Eldo në mënyrë të padiskutueshme, familja ime, dhe ja ku jam sot. Më kanë bërë përshtypje mesazhet pafund që më vinin, nuk isha e vetmja që e kisha kaluar këtë gjë”- rrëfeu ajo.