DUHET TË KENI KUJDES/ Ja sa shpesh duhet ta lajmë kërthizën – AlpeGossip
DUHET TË KENI KUJDES/ Ja sa shpesh duhet ta lajmë kërthizën

DUHET TË KENI KUJDES/ Ja sa shpesh duhet ta lajmë kërthizën

Një pyetje rrufe: Kur ka qenë hera e fundit që keni pastruar kërthizën tuaj?! Mos na thoni që nga dita që ju prenë kordonin që ju lidhte me mamin?!

Ok, e dimë që është një nga pjesët e trupit që shpesh e injorojmë, por nëse kalon kohë e gjatë pa e pastruar, mund të kthehet në vatër bakteresh!Gjithçka duhet të dini për kërthizën, mësojeni më poshtë!

Ç’lloj papastërtirash gjenden aty?

Papastërtitë aty vijnë në formën e qelizave të vdekura, sekrecioneve të yndyrshme apo baktereve që krijon trupi.

Përveç aromave të pakëndshme dhe jo vetë, këto mikrobe janë edhe të rrezikshme për shkak të infeksioneve që shkaktojnë më vonë.

Dhe…çfarë duhet të bëjmë?!

Mënyra më e mirë për ta pastruar është me ujë dhe sapun. Fshijeni mirë që të mos ketë lagështirë fare rreth asaj zone. Një kërthizë e pastër është shumë më e rëndësishme nga ç’e imagjinonit.

Nëse për një arsye a një tjetër, ti vendos diçka me formë të ngurtë brenda saj, si përshembull një thua, mos harroni të vendosni pak vaselinë.