Era, Dua dhe Rita “pushtojnë” BOTËN, a mund të jemi më krenarë së kaq? (FOTO) – AlpeGossip
Era, Dua dhe Rita “pushtojnë” BOTËN, a mund të jemi më krenarë së kaq? (FOTO)

Era, Dua dhe Rita “pushtojnë” BOTËN, a mund të jemi më krenarë së kaq? (FOTO)

Me siguri, ndër lajmet që ua ka bërë më shumë qejfin ditën e djeshme, ka qenë pikërisht zyrtarizimi se Era Istrefi do të jetë pjesë e këngës së Kampionatit Botëror të Futbollit, Rusi 2018. Gjithë ky sukses i Erës, sigurisht që u prit mjaft mirë nga shqiptarët të cilët sa herë të shohin një ndeshje futbolli këtë kampionat, padyshim do të kenë mundësi të ndihen më krenarë se kurrë duke qenë se zëri i Erës do të dëgjohet.

Ndërkohë një tjetër lajm që na i bëri zemrën mal përpara disa ditësh ishte pikërisht se Dua Lipa do të këndojë në finalen e “Champions League”, të shtunën. Siç e dimë “Champions League” është kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit në Europë dhe gjithë vëmendja do të jetë atje të shtunën mbrëma. Epo, ja edhe këtu një rast më tepër për tu ndjerë krenare në ceremoninë hapëse.

Por nëse menduat se mbaroi me kaq, gaboheni. Vetëm përpara disa momentesh është duke qarkulluar me shpejtësi lajmi se Rita Ora është zyrtarisht një nga ambasadoret e “FIFA” për të ngritur lart figurën e femrave futbolliste pasi në planet e “FIFA”-s është që në 5 vjeçarin e ardhshëm, futbolli për vajzat dhe gratë të jetë në kulmin e tij.

Të treja kanë shkëlqyer më parë në muzikë, ndërkohë që tanimë po na bëjnë krenarë edhe përsa i përket futbollit, një detaj ky që na erdhi shumë surprizë këtë vit, por ama na bën të reflektojmë e frymëzohemi për potencialin e madh që ne kemi e sa larg mund të të çojë talenti dhe dëshira e mirë. Na mbetet veçse t’i mbështesim vajzat që po bëjnë histori!