Këngëtari shqiptar për festivalin europian: Vendosa të mos shkoj, ekzistojnë lobime – AlpeGossip
Këngëtari shqiptar për festivalin europian: Vendosa të mos shkoj, ekzistojnë lobime

Këngëtari shqiptar për festivalin europian: Vendosa të mos shkoj, ekzistojnë lobime

Festivali Europian merr rëndësi të madhe në Shqipëri ku cdo vit, artistët shqiptarë punojnë për të sjellë një këngë të mirë për të përfaqësuar vendin.

Bojken Lako, një ndër rokerët shqiptar është bërë pjesë e emisionit ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti ku ka folur për këtë festival duke treguar sa i rëndësishëm është për të.

Miloti: Është qëllim për ju pjesëmarrja në festivalin europian?

Lako: Nuk e kam synuar asnjëherë, më shumë në ëndrrat e mia kur kam marrë pjesë në festival, e kam anashkaluar atë cmimin e madh se publiku dhe mediat e fryjnë shumë. Dhe këngëtarët nëse më dëgjojnë tani e dinë që kanë përgjegjësi shumë të madhe se gjithë presin që të dali në finale, ndërkohë atje është më keq. Është punë shijesh dhe lobimesh. Respektoj festivalin këtu, normalisht që nëse do më kishin dhënë cmimin e parë do kisha shkuar, por do kisha përballuar emocion dhe përgjegjësi të madhe që zgjat 3-4 muaj. Kam qenë dhe pranë festivalit europian kur ndodhi dicka në organizim dhe duhet të shkonte vendi i dytë, por vendosa të mos shkoj për dy arsye. Edhe se këngëtarja donte e duhej të shkonte se ishte pas një suksesi ndërkombëtar në Itali sic ishte Elhaida dhe nuk kisha pse të përballoja përgjegjësi aq të madhe.

Ai vijoi bisedën duke shpjeguar se ekzistojnë lobime për këtë festival dhe nuk është i duhuri për të përcaktuar muzikën e një vendi.

Lako: Unë di artistë si Rita Ora që u zgjodh për të përfaqësuar Britaninë dhe menaxherja personale e tërhoqi nga festivali europian dhe nuk e tregoi arsye. Kur mori famë e tregoi dhe tha se festivali europian është një ditë në vit kur njerëzit mblidhen për tu tallur dhe për të bërë humor. Nuk është tamam një kompeticion sic e bëjmë ne për të përfaqësuar muzikën e një vendi. Është i parëndësishëm në raport me festivalet e tjera të muzikës. Këtu mbivlerësohet festivali europian. Ai nuk përfaqëson muzikën më të mirë që bëhet në një vend se janë të tjera struktura që e përcaktojnë. Muzika ka disa evente kryesore si në Amerikë dhe Europë, MTV, Grammy. Janë cmime që lidhen me industrinë në bazë të konsumit dhe të jurive profesionale. Dhe aty nuk tregohen realistë se ka forma për të hyrë në industri e biznes, janë të cuditshme dhe jo të gjithë artistët e botës përfaqësohen në media.

Kujtojmë se këtë vit, me 8 maj do jetë Eugent Bushpepa me këngën “Mall” që do përfaqësojë Shqipërinë në Rusi.