Tha se ai e bëri të pasur, Samir Mane i bën të pabërën Armand Dukës: Kam marrë masa që ai… – AlpeGossip
Tha se ai e bëri të pasur, Samir Mane i bën të pabërën Armand Dukës: Kam marrë masa që ai…

Tha se ai e bëri të pasur, Samir Mane i bën të pabërën Armand Dukës: Kam marrë masa që ai…

I ftuar në “Xing me Ermalin” muajin e kaluar Armand Duka rrëfeu se e kishte bërë ai të pasur Samir Manen duke shkruar në një letër “T’i shtohen sa më shumë lekët Samirit” të cilën e kishte vendosur në Murin e Lotëve në Izrael, vend i shenjtë ku thuhet se po të shkruash një dëshirë në letër dhe e vendos në mur, ajo realizohet.

 

“Atëherë Samiri nuk ishte kaq i pasur sa ç’është sot dhe duke qenë se ai bënte gjatë gjithë kohës biseda parash, shkruajta në letë: ‘T’i shtohen sa më shumë lekët Samirit.’ Po ke parë ti që tani Samiri është bërë vërtet shumë i pasur?! Tani kam bërë në plan që të shkoj qëllimisht dhe të shkruaj një letër tjetër: ‘T’i mbarohen lekët Samirit!’”-u shpreh Duka atëherë.

Mane është i ftuar sot në “Xing me Ermalin” ku i pyetur lidhur me këtë deklaratë, biznesmeni u shpreh se nuk i ka pëlqyer pjesa kur Duka tha se do shkojë sërish tek Muri i Lotëve dhe do vendosë një letër të shkruar “T’i mbarohen lekët Samirit”, dhe madje ka marrë masa.

Ermal Mamaqi: Ta kam përmendur emrin në 40 emisione vetëm që t’i të vije këtu.

Samir Mane: Nuk janë 40 në fakt janë 32 emisione, por nuk ka rëndësi.

Ermal Mamaqi: Kush ka qenë i ftuari që të ka pëlqyer më shumë? Mos më thuaj që është Arman Duka! E dëgjove se cili është sekreti i pasurisë tënde.

Samir Mane: E dëgjova me vëmendje dhe ai ma kishte thënë edhe më parë këtë histori që ka shkuar në Izrael tek “Muri i Lotëve” dhe ka shkruar një letër që t’më shtohen paratë mua. Nuk më pëlqeu që tha që do shkonte sërish në Izrael dhe do shkruaj një tjetër letër që t’më mbarohen paratë mua. Kam marrë masa për këtë punë që ai të mos hyjë më në Izrael.