HUMBI UNAZËN E DIAMANTIT NË TUALET/ 9 vite më vonë ia kthen punonjësi i bashkisë (FOTO) – AlpeGossip
HUMBI UNAZËN E DIAMANTIT NË TUALET/ 9 vite më vonë ia kthen punonjësi i bashkisë (FOTO)

HUMBI UNAZËN E DIAMANTIT NË TUALET/ 9 vite më vonë ia kthen punonjësi i bashkisë (FOTO)

Një grua në New Jersey mendoi se e kishte humbur përgjithmonë unazën e saj prej diamanti, në momentin kur i ra në tualet 9 vite më parë. Por falë një punonjësi publik ajo u ribashkua sërish me të.

Paula Stanton, 60 vjeç, mori një unazë e diamanti si dhuratë për 20-vjetorin e martesës nga bashkëshorti i saj. “CNN” shkruan se 9 vite më parë, kur ajo po pastronte tualetin unaza i ra nga gishti. 60-vjeçarja nuk e kishte menduar se do ta rigjente atë dhe pse që pas humbjes së saj ndjente një boshllëk.

Bashkëshorti i saj ia bleu sërish unazën por Stanton thoshte se nuk ishte e njëjta gjë. 2 vite më parë ajo kishte biseduar me Ted Gogol, punonjës i Departamentit të Punëve Publike të Somers Point. Ai e gjeti unazën muajin e kaluar ndërkohë që ishte duke punuar në një tub rreth 400 metra larg shtëpisë së Stantonit.

Stantoni nuk mundi t’i besonte syve kur pa shënimin në derën e saj nga departamenti I punëve publike. Kur Ted i solli unazën ajo i tha: “Ju jeni si një engjëll i Krishtlindjeve”