SHUMË ZHURMË PËR ASGJË/ Ja çfarë ndodhi me emisionet e reja në Klan që u zhdukën (FOTO) – AlpeGossip
SHUMË ZHURMË PËR ASGJË/ Ja çfarë ndodhi me emisionet e reja në Klan që u zhdukën (FOTO)

SHUMË ZHURMË PËR ASGJË/ Ja çfarë ndodhi me emisionet e reja në Klan që u zhdukën (FOTO)

Aktualisht gjendja në “Klan” përsa i përket programacionit mbetet ende e paqartë dhe në mospërputhje me atë çfarë është thënë kohë më parë.

Në një dokumentar të “ABC News” në tetor të 2017- s, Aleksandër Frangaj lajmëroi se së shpejti, në ekranin e Tv Klan- it do të vinte formati “The Farm” (Ferma), i cili konsiston në të bërit bashkë 12 personazhe VIP që do t’u duhet të jetojnë në fermë duke marrë parasysh punët dhe mbarëvajtjen e saj.

Koha kaloi dhe me shumë gjasa “Ferma” pritej të fillonte në 2018- n, ku u tha se do të moderohej nga Marina Vjollca. Një ditë më vonë lajmi u hodh poshtë dhe u deklarua se formati do t’i lihej në dorë dyshës Vera Grabocka- Alketa Vejsiu.

Kjo e fundit, në 18 shkurt do të moderojë sezonin e ri të “Në kurthin e Piter Pan”, ndërkohë që s’duken asgjëkundi reklama të “Ferma”.

 

I paqartë mbetet edhe pozicionimi i Marina Vjollcës në televizionin në fjalë. Pas përfundimit të “C’est la vie”, Vjollca mbeti pa emision sezonin e shtatorit të 2018- s. Moderatorja që la Top Channel- in, strehën disavjeçare, për një karrierë të re në Klan nuk po jep asnjë shenjë jete përsa i përket nisjes së një projekti të ri.

 

Në tetor të 2018- s, drejtori i programacionit në Tv Klan, Albert Dumani tha për Anabel.al se Marina do vazhdojë të jetë pjesë e televizionit dhe se do ta shohim në shkurt, me një format që siç Dumani u shpreh “s’është vendosur ende asgjë”.

 

Ja ku jemi në fund të janarit dhe Marina po poston vazhdimisht foto nga ushëtimi i saj i gjatë në Kaliforni dhe aspak nga provat e xhirimet ne studiot e Tv Klan- it.

View this post on Instagram

#californiaLove ❤️

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Aktualisht Klan- i ka mbetur besnik i emisioneve të vjetra, (Rudina, E diela shqiptare) duke vonuar transmetimin e një tjetër emisioni që u tha se do të niste shumë shpejt. Alba Çobaj lajmëroi se do të moderonte një emision gjatë paradites, titulluar “Ditë për Ditë”.

 

Jo vetëm kaq, por emisionit iu hap edhe një faqe në Instagram, gjithçka u duk e vrullshme dhe e sigurt, por mbeti në vend. Që prej atëherë nuk është dëgjuar më të flitet rreth emisionit të Albës. Çfarë ndodhi?

 

View this post on Instagram

#Diteperdite së shpejti në #TvKlan!

A post shared by Ditë për Ditë (@diteperditetvklan) on