“MOZZIK 24 ORË NË KËMBË”/ Loredana flet për shtatzëninë: Kam qenë katastrofale (FOTO) – AlpeGossip
“MOZZIK 24 ORË NË KËMBË”/ Loredana flet për shtatzëninë: Kam qenë katastrofale (FOTO)

“MOZZIK 24 ORË NË KËMBË”/ Loredana flet për shtatzëninë: Kam qenë katastrofale (FOTO)

E ftuar në “NIN” në Klan Kosova, Loredana ka folur për herë të parë për të gjithë ngjarjet e fundit në jetën e saj, që janë komentuar shumë edhe në media. Për ndarjen me Mozzikun, reperja u shpreh se ata ende kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Sa i përket shtatzënisë, Loredana tregoi se Mozzik ishte gëzuar shumë kur kishte mësuar se do bëhej baba. Çifti vendosën fillimisht mos t’i tregonin njeriu, por plani i tyre nuk kishte funksionuar.

Loredana tregoi se vetëm dy javë arritën ta fshehnin e më pas lajmin e bukur e mësuan të gjithë familjarët.

 

“Në shtatzëni kam qenë katastrofale. Mozzik ka qenë 24 orë në këmbë, është sjellë shumë mirë me mua në shtatzëni, emocionalisht s’e kam njohur veten”, u shpreh Loredana.